Panariti: Pakti është shfuqizuar

12/11/2012 00:00

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të
Kosovës, Enver Hoxhaj, Top Channel e pyeti ministrin shqiptar të Jashtëm
Emond Panariti, se sa shqetësues e sheh shefi i diplomacisë shqiptare
qëndrimin kundërshtues të Qeverisë së Hollandës, për atë që thuhet në
progres raport për Shqipërinë.

“Më lejoni të theksoj se ky nuk është një qëndrim ende zyrtar i Qeverisë së holandeze, pasi për të marrë një qëndrim final ka edhe akoma dy muaj kohë. Pritet që vendimi përfundimtar për dhënien e statusit të ndodhë në dhjetor dhe deri atëherë ka kohë. Dhe që kjo të mundësohet në radhë të parë politika shqiptare duhet të bejë detyrat e saj të shtëpisë, t’i kalojë sa më shpejt ato ligje që kërkojnë tre të pestatt përkatësisht dy ligje dhe një rregullore”, tha Panariti.

Gjithashtu Panariti u pyet për deklarimet e djeshme të ministrit të jashtëm grek Avramopolus në parlamentin grek, kur tha se tek fqinjët veriorë të Greqisë është duke u shtuar shovinizmi.

“Jam njohur me deklarat e ministrit Avramopulos, në lidhje me pretendimin e tij për një shtim të shovinizmit në rajon. Kam përshtypjen se ka parasysh edhe Greqinë në kërë rast, jo vetëm fqinjët e tij veriorë. Ne duhet të bëjmë ç’është e mundur të kontrubojmë pikërisht në shtimin e bashkëpunimit dhe dialogut për të frenuar këto tendeca shoviniste, të cilave u referohet ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë”, tha Panariti.

Ministri Panariti shprehu edhe qëndrimin e Shqipërisë përballë zhvillimeve të reja pas nënshkrimit të kontratës për kërkim nafte në zonën detare mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Nuk mund të ketë absolutisht asnjë fillim aktiviteti ekonomik, në një zonë për të cilën nuk është arritur edhe nuk ka asnjë lloj marrëveshje të ekskluzivitetit ekonomik.Ju e dini që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë e anulon marrëveshjen e mëparshme dhe në këtë moment që flasim midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk ekziston asnjë marrëveshje për demilitimin e ujrave apo ndarjen e zonave të karakterit ekonomik”, tha Panariti.

Top Channel