Çelet Java e Albanologjisë

12/11/2012 14:45

Në 100-vjetorin e Pavarësisë studiues dhe profesorë të gjuhës shqipe,
theksojnë kryerjen e studimeve në fushën e etnografisë dhe foklorit, si
dhe për përmirësimin e gjuhës standarde.

“Fotografuesja më e mirë e jetës së brendshme të një kombi është gjuha.Pra duhen ndërmarrë studime siç janë ndërmarrë në vende mjaft të zhvilluara dhe jo t’i kushtojmë një rëndësi asaj që quhet gjuhësi historike e jashtme, ku shpeshherë kemi rënë edhe viktimë e karremit që na kanë hedhur akademitë e huaja. Nga ana tjetër përsa i përket pjesës së zhvillimit të Gjuhës Shqipe, ajo duhet të verifikojë ecurinë e standardit dhe duhet të jetë e vëmendshme ndaj fjalëve të huaja”, tha dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë Shezai Rrokaj.

Me rastin e 100-vjetorit te Pavarësise ne Fakultetin e Histori – Filologjise ka nisur te zhvillohet Java e albanologjise ku ,te gjithe departamentet e saj  si gazetari  si Gjuhesi, Letersi,Gazetari-Komunikim, Histori, Gjeografi do te sjelin risi me kumtesat e tyre shkencore ne fushat perkatese.

“Java e aktiviteteve në fushën e Albanologjisë, që po nis në këtë fakultet të nderuar, kam bindjen se do të sjellë kontribut të ri në fushën e historisë, gjuhësisë, letërsisë, kulturës dhe njohjes së thellë të gjithë pasurive natyrore dhe shpirtërore të vendit tonë, përmes qarkullimit të këtij informacioni të ri, për të cilat tashmë ky fakultet ka krijuar një traditë të vlerësuar”, tha Rrokaj.

I pranishem ne çeljen e Javes së Albanologjise ka marre pjese edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në cilësinë e historianit.  

Top Channel