Boboshticë, shkolla greke në prag të mbylljes

12/11/2012 00:00

Shkolla greke “Omiros” në Boboshticë rrezikon mbylljen ndërsa mësuesit
janë pa paga prej muajit shkurt. Edhe pse prej disa vitesh shkolla greke
e pozicionuar në fshatin Boboshticë operon në fushën e mësimdhënies
duket se kriza greke i ka lënë të papaguar të gjithë stafin që punon
atje.

Sipas të dhënave janë plot 42 mësues 16 prej të cilëve grekë ndërsa pjesa tjetër shqiptare të cilët tashmë përballen me rrezikun e mosmarrjes së pagës të 8 muajve.

Shkolla është private dhe me pagesë për të gjithë prindërit që zgjedhin që fëmijët e tyre të shkollohen atje prej arsimit parashkollor e deri në përfundim të klasës së 9-të duket se të ardhurat e saj janë duke përjetuar një situatë të vështirë.

Burime nga kjo shkollë thanë se shkak i mospagesës është pikërisht vonesa në çeljen e fondit nga ana e Qeverisë greke. Vitin e kaluar i njëjti fenomen duket se është përsëritur për një periudhë 4-mujore ndërsa prej çeljes së kësaj shkolle disa vite më parë mësohet se nuk ka pasur asnjë problem me likujdimin e pagave.

Top Channel