PS: Bllokimi i statusit, faji i Berishës   

10/11/2012 00:00

Qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Holandës për kushtet që Shqipëria duhet të
përmbushë për marrjen e statusit, për Partinë Socialiste provojnë
qartësisht qëndrimin që kjo e fundit ka ngritur në vijimësi për
detyrimet e pakryera të Qeverisë shqiptare.

Ditmir Bushati, kryetari i Komisionit të Integrimit Europian tha se njekohesisht kjo pergenjeshtron fushaten abuzive te kryeministrit Berisha, i cili baltos opoziten si bllokuese e procesit te integrimit.

“Arsyeja për bllokimin e statusit është vetë Qeveria e Kryeministrit Sali Berisha. Qëndrimi i Qeverisë holandeze konfirmon për qytetarët shqiptarë, shqetësimet që ka ngritur opozita për arsyet reale të bllokimit të statusit kandidat, të cilat nuk lidhen me opozitën, por me korrupsionin, çimentimin e pandëshkueshmërisë, krimin e organizuar që tanimë përbën kërcënim për të gjithë shoqërinë, sundimin e së drejtës dhe mbajtjen e zgjedhjeve ne përputhje me standardet ndërkombëtare”, tha Bushati.

Përpos Holandës, shqetesimet janë adresuar edhe nga nje sere vende te tjera me peshe specifike ne BE, tha Bushati.

“Një pjesë e këtyre vendeve janë shprehur qartë para dhe pas publikimi të progres raportit. Sundimi i së drejtës është fjala themelore në progres raport dhe e shqetësimit të përbashkët që kanë vendet kryesore të BE-së”, tha Bushati.

Kreu i Komisionit të Integrimit tha se gjithësesi mundesite jane ende per marrjen e statusit ne dhjetor, por koha e pakte e mbetur ne dispozicion, duhet te sherbeje si reflektim per Kryeministrin e vendit, jo vetem per te zhbllokuar situaten ne qarkun e Fierit, por për t’u treguar vendeve anëtare gadishmeri për zbatimin e ligjit. 

“Shqipërisë nuk i janë vendosur kushte të reja. Shqipëria ka 12 prioritetet për t’i përmbushur në mënyrë të kënaqshme. Këto 12 prioritete nuk janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme, korrupsioni, krimi i organizuar, që janë dy elemente të lidhura me tre ligjet e pamiratuara ende, sepse propozimi i Komisionit Evropian nuk ka vetëm tre ligjet, por ka edhe raportin që KE do t’i bënte vendeve anëtare para vendimmarrjes së tyre në lidhje me ecurinë në fushën e korrupsionit dhe krimit te organizuar, këto janë çështje, që janë pjesë e 12 prioriteteve, nuk vijne si një rrufe në qiell të pastër për Shqipërinë”, tha Bushati.

Top Channel