Berisha: Do asfaltojmë çdo rrugë të Beratit

10/11/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha ishte në inaugurimin e një rruge rurale në
zonen e Beratit, që me 6 kilometrat e saj, përshkon 3 fshatra, të cilat
konsiderohen si krahina kryesore për kultivimin e ullirit të Beratit.

Duke vene ne dukje se ne qarkun e Beratit jane ndertuar dhe rindertuar 480 kilometra rruge, Kryeministri Berisha pranoi se ende ka rruge te pandertuara, por ai u premtoi banoreve te Beratit se gjate mandatit te ardhshem qeveria e tij do te asfaltoje cdo kilometer rruge te ketij qarku. Kryeministri Berisha i konsideroi perpjekjet e perbashketa te qeverise dhe qytetareve per rritjen e mireqenies se tyre dhe zhvillimit te vendit si themelin e besimit per nje mandat te trete, edhe pse sipas tij, opozita po perpiqet te zeroje cdo arritje, vecanerisht kur flitet per ecurine ekonomike te vendit.

“Rritja ekonomike nuk është vepër e qeverisë, rritja ekonomike është vepër e juaja. Ajo qëndron në çdo rrënjë ulliri, molle apo vreshte që ju mbillni në tokat tuaja, qëndron në çdo kalli gruri apo mistri që ju mbillni, në çdo tullë a gur që ju hidhni në muret për të lartësuar shtëpitë tuaja. Sigurisht, kjo rritje ndodh dhe do të ndodhë, sepse reformat ekonomike të kësaj qeverie, siç deklarojnë institucionet më serioze botërore, e mbrojtën Shqipërinë nga kriza ekonomike e tmerrshme që ka gllabëruar vendet e rajonit e të Evropës”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha vuri ne dukje se ne vitin jubile te 100-vjetorit te Pavaresise, megjithe gabimet ne qeverisje, mazhoranca ia ka dale te permbushe detyrimet e saj kundrejt shqiptareve dhe themeluesve te shtetit.

“Ata shpallën pavarësinë, ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ata shpallën pavarësinë, kurse ne liberalizuam vizat për shqiptarët, ata shpallën pavarësinë dhe u deshën 1 ditë për të kaluar nga Fieri në Vlorë, kurse ne, në një hark të shkurtër kohor, ndërtuam 10 mijë km rrugë e autostrada, ne bashkuam kombin. Ata shpallën pavarësinë në vendin e zhytur në mjerimin më të thellë, kurse ne, së bashku, ndërtuam Shqipërinë, e cila ecën me shpejtësi drejt vendeve të zhvilluara”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha nuk hezitoi te ftonte serish kreun e opozites, Edi Rama, qe te bashkojne votat ne Parlament per votimin e tre ligjeve, kusht per marrjen e statusit te vendit kandidat, per te mos zhgenjyer besimin e shqiptareve dhe partnereve nderkombetare te Shqiperia.

“Ky 100 vjetor, na fton zoti Rama të marrim përgjegjësitë tona, të votojmë ligjet në parlament, të votojmë për hir të këtyre fëmijëve të cilët meritojnë Evropën. Mos mendo se, duke përdorur forcën e të shkuarës, për të bllokuar shqiptarët, do të shpërblehesh në qershor. Je krejtësisht gabim.Votimi i atyre ligjeve është nderi më i madh që ne mund të shprehim për Ismail Qemalin dhe të gjithë ata të cilët vendosën në themelet e pavarësisë sonë punën, përkushtimin, gjakun e tyre, jetën dhe rininë e tyre”, tha Berisha.

Top Channel