Vrasja në Pukë, shkaku skrapi

09/11/2012 00:00

Një 50-vjeçar nga Puka, baba i tre fëmijëve është vrarë duke u goditur me sende të forta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gojan, të Komunes Gjegjan ditën e djeshme.

Policia e cila identifikoi autorin dhe po heton në lidhje me një konflikt që ka të bëjë me territorin ku banorët e zonës mbledhin skrap, të cilat janë mbetje të predhave të ushtrisë mbetur aty pas shpërthimit.

50-vjeçari Dodë Prenga humbi jetën pasditen e së enjtes, si rrjedhojë e agresionit të pësuar në fshatin e tij.

Top Channel