Rama: Qeveria, politika antikombëtare për arsimin

09/11/2012 00:00

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka cilësuar antikombëtare
politikën e ndjekur nga qeveria për arsimin.Në një takim me prindër dhe
nxënës të Tiranës, kryesocialisti Rama ka shpalosur programin e PS-së
për një Rilindje Kombëtare në fushën e arsimit, ku theksoi se ky sektor
ka nevojë për politika të reja.

“Qeveria shqiptare ka ndjekur politika antikombëtare për arsimin që janë thika pas shpine për këtë vend që duhet të jetë nesër i barabartë me vendet e tjera të BE-së. Sot arsimi ka nevojë për një politikë të re. Sot sfidat e mëdha të një krize globale, bota e mençur i njeh si sfida të rritjes së cilësisë dhe të natyrës së arsimimit. Ne nga njëra anë e fshehim krizën dhe çështje e mbartura dhe plagë të vjetra të cilat i lëmë të majisen me bindjen e thjeshtë që pas meje të bëhet qameti”, deklaroi Rama. Kreu i opozitës theksoi më tej se shkollat janë politizuar, ndërsa mësuesit janë kthyer në shërbëtor të politikës. Ai kërkoi krijimin e një strukture ku prindërit të jenë pjesë e vendimmarrjeve në shkolla.

Top Channel