Lezhë, treni del nga shinat

09/11/2012 09:10

Treni i linjës së udhëtarëve Tiranë-Shkodër doli nga shinat e trenit duke frikësuar dhjetëra udhëtarë.

Ngjarja ndodhi rreth orës16:30 të ditës së enjte, rreth 100 metra larg stacionit të Lezhës, ku është shkëputur vagoni i fundit.

Pas këtij incidenti, makinisti ka ndaluar trenin ku dhe ka shmangur rendimin e incidentit.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka larguar nga treni pasagjeret si dhe ka nisur hetimin për ngjarjen.

Ky nuk është rasti i parë i kësaj natyre, pasi edhe më parë treni i kësaj linje ka pësuar dalje nga shinat.

Hekurudha nga kalon treni në Lezhë shpesh herë është dëmtuar nga vjedhjet për skrap të materialeve të metalta, por të tilla ngjarje vijnë edhe si pasojë e cilësisë së trenave të cilët nuk kanë as kushtet më minimale për udhëtim për pasagjerët.

Top Channel