Gruaja dhe kërkimi shkencor

09/11/2012 00:00

Gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë në botë dhe janë
kryesisht edukueset e brezit të ri. Por shumë pak prej tyre kanë mundësi
të kenë akses në kërkimin shkencor.

Ne bote, dhjetra vite me pare, grate kane bere kerkime te rendesishme shkencore per gjithe njerezimin ndersa ne Shqiperi, zhvillimi i gruas dhe te te drejtave te saj eshte i ngadalte.

“Sot Shqipëria numëron rreth 500 profesore të nderuara, një pjesë prej tyre janë edhe në këtë takim, kërkuese dhe shkencëtare të spikatura për punën dhe arritjet e të cilave ne krenohemi të gjithë. Barazia gjinore mbetet sfidë e shoqërisë shqiptare, ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Arsimimi i gruas, mbështetja e barazisë gjinore në sistemin e edukimit është një mënyrë për të kapërcyer sfida të tilla të ndryshimit kulturor”, tha Ardian Tana, zëvendësministër i Arsimit.

“Shkenca është si kyçi i dijeve. Që gratë të kenë akses te dijet dhe të arrijnë barazinë gjinore, duhet të kenë akses në shkencë, njësoj si burrat. Bota ka nevojë për shkencë dhe shkenca për gratë”, tha Rosanna Santesso, përfaqësuese e UNESCO-s”.

Ne kete takim me gra te spikatura ne shkence eshte kerkuar fuqizmi i figures se gruas, por edhe i kerkimit shkencor, i cili eshte i veshtire te kryhet ne Shqiperi edhe per mungese te fondeve.

Top Channel