Pas tre seancash gjyqësore, në Gjykatën e Apalit në procesin për 29 të
pandehurit për tragjedinë e Gërdecit, nuk ka patur asnjë mugesë të
palëve.

Në seancën e sotme u diskutua mbi afatet e ankimeve plotesuese, si nga avokatet mbrojtës ashtu edhe nga prokurorët. Prokurorët e çështjes deklaruan në proces se, nuk disponon ankimet plotesuese të të akuzuarve kryesore të këtij procesi, pasi siç dihet per shkak te zbardhjes me vonese te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare, ankimet ne Gjykaten e Apelit jane bere pa argumentime konkrete.

I njejti pretendim u ngrit edhe nga avokatet mbrojtes, madje disa prej tyre deklaruan se ende nuk kishin patur mundesi te lexonin te plote vendimin e Shkalles e Pare. Brenda ne sallen e gjyqit ka reaguar edhe Zamira Durdaj, e cila ne shperthimin tragjik te Gerdecit humbi djalin e saj. Zemerimi dhe kercenimi i zonjes Durda duke i kerkuar trupit gjykues drejtesi ka shtyre per nje jave me vone seancen e rradhes.

Top Channel