Dështon seanca gjyqësore e 21 Janarit

07/11/2012 00:00

Ka dështuar seanca e radhës gjyqësore për vrasjet e 21 Janarit ku ishte parashikuar të merreshin në pyetje 3 ekspertë balistiko-kimikë.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa për shkaqe shëndetësore e avokatit të të pandehurit Ndrea Prendi, Genc Gjokutaj. Prendi i deklaroi para gjykatës se nuk mund të merreshin në pyetje 3 ekspertët pa qenë i pranishëm avokati i tij.

Tre ekspertët janë thirrur në këtë proces me kërkesë të avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Dëshmia e tyre konsiderohet tejet e rëndësishme sa i takon objektit në këtë proces gjyqësor.

Organi i akuzës zotëron dëshminë e tre ekspertëve amerikanë për ngjarjet e 21 Janarit ku u vranë 4 protestues të opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dëshmia e tre ekspertëve të thirrur nga mbrojtja pritet me mjaft interes.

Top Channel