Aksident në Fier-Ballsh, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

07/11/2012 13:55

Një shtetas ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Ballsh, pikërisht në kthesat e fshatit Visokë të rrethit Mallakastër.

Shpëtim Haruni, 45 vjeç nga fshati Panahor i Mallkastrës, ka humbur jetën pasi mjeti me të cilin ai po udhëtonte ka rënë nga një lartësi rreth 30-40 metra, duke përfunduar në shtratin e lumit Gjanicë.

45-vjeçari, punonjës policie në burgun e Rrogozhinës, ka mbetur i vdekur në vend ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spitalin e Fierit në gjendje kritike për jetën.

I plagosur lehtë ka mbetur edhe një tjetër pasagjer që udhëtonte me këtë automjet. Sipas policisë që mbërriti menjëherë në vendngjarje, shkak për aksidentin është terreni i rrëshqitshëm si pasojë e shiut dhe pakujdesia e drejtuesit të mjetit.

Top Channel