“Të vrapojmë për fëmijët”

03/11/2012 00:00

Të vrapojmë për fëmijët. Me këtë moto, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, së bashku me familjet e tyre i janë bashkuar një gare sportive pranë liqenit artificial.

Kjo është një formë senzibilizimi publik, në kuadër të nismës së ambasadorit amerikan, Act Now, për të mbledhur fonde në ndihmë të fëmijëve jetimë dhe të varfër. Ky aktivitet zhvillohet për të dytin vit radhazi në vendin tonë.

“Ne duhet të rrisim fondet për jetimet dhe për të varfërit. Shpenzojmë 1 mijë lekë të reja për një bluzë dhe për të vrapuar. Kjo është diçka shumë e pastër”, deklaroi Charls Linderman, përfaqësues i MRDC.

“Ne duhet të bashkëpunojmë për ta ndihmuar këtë komunitet dhe ne jemi shumë të kënaqur që po marrim pjesë në këtë aktivitet”, tha nga ana tjetër Henry Jardine, zëvendësambasador i Shteteve të Bashkuara.

Top Channel