Serbia refuzon diplomat shqiptare

02/11/2012 00:00

Të rinjve shqiptarë  në Luginën e Preshevës nuk u njihet diploma e studimeve të larta të kryera në universitetet e  Kosovës apo të Shqipërisë. Ata kërkojnë zbatimin e marrëveshjes për njohjen e diplomave shqiptare të cilat janë njehsuar në të gjitha vendet e botës.

Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës: Problemi i njohjes së diplomave tona nuk është problem i karakterit akademik, problemi është i karakterit tjetër, i karakterit politik për të cilin edhe ne si akademikë i bëjmë thirrje politikës të ofrohet me afër botës akademike që është gjithëpërfshirëse.

Galip Beqiri nga Këshilli i Pakicës Kombëtare: Të ketë njohje të ndërsjellta të diplomave, të pranohen edhe diplomat e Serbisë, por edhe diplomat e Shqipërisë në Luginën e Preshevës që të rinjtë tanë të mos kenë problem me respektimin e diplomave. Qëllimi ynë është që kjo procedurë të shkurtohet dhe të pranohen diplomat ashtu si janë.

Shpëtim Caushi, Ambasadori shqiptar në Serbi: Ata kanë vështirësi që t’i merret në konsideratë arsimimi që kanë marrë dhe vështirësitë krijohen edhe në punësimin e tyre.

Në Luginën e Preshevës të paktën 89 % e popullsisë është shqiptare dhe shumica e të rinjve shkollohen në Tiranë ose në Prishtinë. Mosnjohja e diplomave shkakton një ngërç të madh në punësimin e tyre.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Pakicave Kombetare tha se ka probleme me pajisjen e shkollave me tekste shqiptare, por edhe me trajnimin e stafit pedagogjik. Për përmirësimin e kësaj situate kërkohet një bashkëpunim i vazhdueshëm me Tiranën zyrtare. 

Top Channel