Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, Instituti i Studimeve për
Çamërinë ka zhvilluar një konferencë shkencore lidhur me përpjekjet e
çameve dhe kontributitn e tyre për Pavarësinë e Shqipërisë.

Historiani i njohur profesor Pellumb Xhufi vleresoi kontributin çam dhe solli dokumenta të reja në lidhje me ta.

“Po flitet shumë e shumë për rolin që Camëria dhe patriotët e saj kanë patur në ngjizjen e Pavarësisë. Janë dokumenta që ilustrojnë historinë e një treve për të cilën njohim akoma pak sot. Në fakt dokumentat që unë ekspozova tregojnë pikërisht që çamët pavarësisht ndarjes fetare në të krishterë apo ortodoksë në shekullin e 15-të, të 16-të, të 17-te, të 18-të kanë bashkëjetuar në mënyrë shembullore kanë shkëmbyer, janë martuar, kanë dhënë dhe kanë marrë me njeri-tjetrin, të bindur sepse i përkasin të njëjtit komb dhe kjo del në mënyrë të qartë”, tha Xhufi.

Historiani Beqir Meta u ndal ne perpjekjet e shtetit grek per te penguar arsimimin e popullit çam.

“Në fakt gjatë gjithë periudhës shteti grek është përpjekur ta dekurojajojë popullsinë came, që të zhvillojë identitetin e vet, ndërgjegjejjen e vet kombëtare, arsimin e vet. Ka patur një ballafaqim të vazhdueshëm me popullsinë came dhe me shtetin shqiptar, pasi ai u themelua, per te drejtat e cameve dhe shteti grek është përpjekur t’i mohojë duke përmendur dy argumenta. Argumentin e parë se kjo popullsi gjoja nuk ka kishte një identitet të qartë dhe se argumentin e dytë ishte se kjo në periudhë osmane nuk kishte patur shkolla. Qeveria greke u përpoq ta frenonte Qeverinë shqiptare mos ta conte cështjen në kanale ligjore dhe ia arriti qëllimit, duke premtuar një marrëveshje bilaterale me palën shqiptare,  të cilën në fund, pasi Qeveria shqiptare i zbatoi detyrimet e veta, Qeveria greke përsëri nuk e zbatoi”, tha Meta.

Ne kete konference shkencore kane referuar historiane te tjere te njohur si Bashkim Kucuku ,Ledia Dushku Hajredin Isufi, të cilët kane studiuar prej vitesh historine e popullit çam.

Top Channel