Protesta e ish-të përndjekurve

01/11/2012 00:00

Ish-të përndjekurit politikë tentuan të organizojnë një protestë paraditen e së enjtes, pak minuta pasi në Tiranë kishte mbërritur sekretarja Clinton.

Protesta kishte për synim të tërhiqte vëmendjen e zyrtares së lartë amerikane në lidhje me problemet që ish-të përndjekurit politikë në Shqipëri po kalojnë.

Në fillim një grup ish-të burgosurish u tubuan në oborrin e Institutit të të Përndjekurve, por policia i pengoi ata që të lëviznin prej andej, duke i shoqëruar në komisariate.

Pas disa orëve qëndrim në komisariatin numër një, ish-të përndjekurit janë lënë të lirë pas orës 15:30, pasi kishte përfunduar vizita e zonjës Clinton.

Ish-të përndjekurit paralajmëruan përmes kreut të shoqatës së tyre, Skënder Tufa, se do t’i drejtohen Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtave të tyre.

Muajin e kaluar ish-të përndjekurit përfunduan grevën e urisë, e cila u shqoërua me akte ekstreme siç ishte vetëdjegia e disave prej tyre, por ata deklaruan se do të vazhdojnë përpjekjet për plotësimin e kërkesave. 

Top Channel