Krimi në familje shënon viktimën e radhës në Has. Një baba ka qëlluar
për vdekje mbi të birin e më pas është dorëzuar në polici pa bërë
rezistencë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në fshatin Kosturr, në familjen e Binak Nabollit, 71 vjeç, i cili sipas policisë ka ekzekutuar me armë zjarri djalin e tij Ylber Nabolli, 21 vjeç.

Paraprakisht blutë bëjnë me dije se dyshohet se Nabolli e ka vrarë të birin pas një konflikti të çastit, për motive banale. Babai vrasës është ndaluar nga policia, ndërkohë që grupi hetimor i ngritur për ngjarjen po punon për zbardhje e plotë të rrethanave dhe motiveve të krimit të rëndë.

Top Channel