Elbasan, vritet me thikë 30-vjeçari

01/11/2012 00:00

Një 30-vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë të marra pasditen e së enjtes në Elbasan.

Sipas uniformave blu, viktima është identifikuar si Klodian Lumani. Lumani është qëlluar disa herë me thikë në trup pasditen e së enjtes. Ai është shoqërua menjëherë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Për momentin nuk dihet ende autori dhe as motivet e tij. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e tyre dhe prangosjen e autorit.

Top Channel