Bulqizë, familja në qiell të hapur

01/11/2012 00:00

Një familje prej gjashtë personash në fshatin Lejcan të Komunës Ostren të Bulqizës ka mbetur prej dy ditësh në qiell të hapur pasi shtëpia e tyre është shembur si pasojë e motit të keq.

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me stuhi të fuqishme kanë shembur banesën e Kongres Mijes i cili së bashku me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij ka mbetur jashtë.

Në pamundësi për të ndërtuar një shtëpi tjetër pasi jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike ata kërkojnë mbështetjen e institucioneve shtetërore pasi në të kundërt ata do të jenë të detyruar ta kalojnë dimrin jashtë.

Komuna e Ostrenit është një ndër komunat që qendron e bllokuar nga debora gjatë pjesës më të madhe të stinës se dimrit.

Top Channel