Një 54-vjeçare është gjetur e mbytur në ujërat e lumit osum pasditen e së mërkurës.

E mbytura është identifikuar si Ballkeze Tare. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se 56-vjeçarja ishte deklaruar e humbur prej 4 ditësh.

Familjarët kishin denoncuar humbjen e saj, por vetëm gjatë pasdites së të mërkurës trupi i viktimës është gjetur në lumë.

Policia njofton se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale. Dyshohet se para 4 ditësh 54-vjeçarja ka rënë nga një urë pasarelë në Skrapar dhe më pas rrjedha e lumit e ka nxjerrë atë në fshatin Mbrakull të Beratit.

Nga hetimet e para rezulton se gruas nuk iu gjetën shenja dhune në trup.

Top Channel