Berisha përuron mjediset e reja te Ekonomiku

31/10/2012 00:00

Në Fakultetin e Ekonomise, që është edhe më i madhi në vend për nga
numri i studentëve janë ndertuar disa mjedise te reja, ku ata qe kryejne
masterin apo doktoraturen, kane mundesi te perdorin disa nga metodat me
bashkekohore te mesimdhenies.

Per kryeministrin Sali Berisha, i cili mori pjese ne inaugurimin e sekretarise dixhitale, ku sherbimi per studentet eshte plotesisht i dixhitalizuar, shkolles se te te doktoratures, sallave te reja te rikonstruktuara per masterin, 3 laboratoret e rinj te informatikes dhe te sekretarise dixhitale, ky eshte nje hop i ri qe ne permiresimin e cilesise se arsimit te larte dhe pasuniversitar.  

Kryeministri e permendi mungesen e cilesise se duhur si nje nga problemet e sistemit arsimor shqiptar, pas rritjes se numrit te universiteteve dhe studenteve, por garantoi se qeveria eshte e angazhuar per rritjen e autonomise se uniersiteteve.

“Ky zhvillim i shpejte nxjerr problemet e cilesise por e vërteta është se në shkallen e larte te pergatitjes se pedagogeve, eksperiences se tyre dhe vullnetin tuaj, ne do te bejme gjithcka qe cilesia të vijë gjtihnje ne rritje. Kushti me kryesor i rritjes se cilesise ne universitete është liria akademike dhe autonomia e unversiteteve”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha permendi si nje mase te re per rritjen e cilesise ne universitete nje hap te pritshem te Ministrise se Arsimit, qe se shpejti, do te hape nje diskutim me autoritetet universitare per te rritur numrin e pedagogeve ne universitete publike.

Top Channel