AMA, debat për zgjedhjen e anëtarit të shtatë

31/10/2012 00:00

Deputetet e mozharances dhe të opozitës kanë debatuar mbi mënyrën e
përzgjedhjes së anëtarëve të AMA-s, ose  KKRT-së aktuale, konkretisht të
anëtarit të shtatë.

Ne projektligjin  per transmetimet audiovizive, ne nenin 9 thuhet se formula e perzgjedhjes per anetarin e 7 te eshte me short nese nuk arrihet konsensusi. Por deputetët e mazhorancës kanë kërkuar me votim në Parlament.

“Nëse nuk ka konsensus për dy kandidatët që kanë zgjedhur palët, në zgjedhur palët në Kuvend, ngjyrat në Kuvend, do të zgjidhet me short. Shorti e ka mbështetur ekspertiza dhe për këtë do t’i drejtohemi prapë ekspertizës nëse nuk do të merremi dot vesh. Dhe nuk po flasim për të parin, po flasim për anëtarin e shtatë”, tha Dalipi

“Për mendimin shorti është jo zgjidhje e mirë, është në njëfarë mënyre është zhveshje nga përgjegjësitë e Parlamentit shqiptar, për të bërë një zgjidhje të mirë në fushën e mediave”, tha deputeti demokrat Mark Marku.

“Nuk është zgjidhje shumica e thjeshtë, por të bëjmë një propozim, të jemi racionalë. Më përpara formuloni propozimin me shkrim, t’u shpërndahet deputetëve, të kenë mundësi ta shohin”, tha kryetarja e Komisionit Valentina Leskaj.

Gjate seances se sotme u miratuan 15 nene te ketij ligji.

Top Channel