Nëse dikush të ngacmon seksualisht brenda ambiente të punes, ai dënohet rëndë. Sanksioni për këtë vepër është vendosur për herë të parë në Kodin e Punës, i cili ka ndryshuar tërësisht në të paktën 90 nene të tij.

“Për herë të parë, diskriminimi në punë, ngacmimi seksual i jepet një rëndësi tepër e vecantë dhe ky Kod u jep mbrojtje punëmarrësve në këtë dimension. Kemi garantuar që koha maksimale javore e punës të mos jetë më shumë se 48 orë dhe maksimumi i orëve shtesë të mos jetë më shumë se 200 orë shtesë”, tha Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera.

Leja e paslindjes për të gjitha nënat është zgjatur, nga 43 ditë në 63 ditë. Nga ana tjetër për herë të parë është vendosur që çdo punëmarrës nëse prish kontratën e punës me punonjësin e tij ai duhet të vendosë arsye dhe ta argumentojë atë.

Çdo punonjës në kompani private apo shtetërore nuk duhet të punojë më shumë se 48 orë në javë, duke përfshirë edhe oraret shtesë. Në këtë Kod Pune është përcaktuar që mosha për të miturit që punojnë do të jetë 15 dhe jo 14 vjeç.

Top Channel