Ligji: Anëtarët e AMA, jo pjese e partive politike

30/10/2012 00:00

Anëtarët e Autoritetit Audioviziv Mediatik ose institucioni qe ende
njihet me emrin Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit, nuk duhet te
jene pjese e ndonje partie politike, te pakten gjate dy viteve te
fundit.

Deputeti socialist Alfred Dalipi i ka kerkuar grupit te eksperteve ne Komisionin e Medias dhe Arsimit, ndyshimin e kesaj pike te nenit 6, pasi kjo ndikon ne paanesine e ketij institucioni te rendesishem.

“Paragrafi i parë është ‘kandidojnë për deputetë apo janë zgjedhur të tillë për dy legjislatura”…’kanë konkurruar për kryetar Bashkie’ dhe vazhdon “apo kanë ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë, anëtarit të Këshillit të Ministrave’, pra është për të gjithë bashkë”, tha Dalipi.

“Nëse ata janë anëtarë partie si do të vijnë nga shoqëria civile, por personalisht jam kundër që ne të fusim militantë parti në KKRT. Këtu përjashtohen vetëm ata që janë anëtarë të organeve drektues të partive politike. Kjo do të thotë që juve e keni të lënë të hapur për anëtarë të partive politike, gjë që nuk është normale një institucion i pavarur,një ent rregullator nuk mund të jetë i mbushur me anëtarë të partive politike”, tha kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj.

“Të thuhet përjashtohet kushdo që ka një aktivitet zyrtar të deklaruar politik”, tha deputeti demokrat Mark Marku.

Deputetet e Komisionit te Medias dhe Arsimit te cilet po diskutojne nen per nen te gjithe projektligjimin me 136 nene per transmetimet numerike audiovizive, kane kerkuar qe te pakten vitin e fundit, veç perkatesise politike, asnje nga anetaret e AMA-s te mos jete pjese e kompanive te ndryshme mediatike, ose te jete paguar ne forme honoraresh prej tyre.

Top Channel