Burg pa afat vrasësit të çiftit

30/10/2012 00:00

Gjykata e Fierit ka lënë në burg pa afat atë e bir, nga fshati Belishovë e Mallakastrës për vrasjen e dy personave.

Para gjykatës ka dalë babai i vrasësit 19 vjeç e më pas i biri i tij, Xhevit Malkaj, autori i dyshuar për vrasjen dhe djegien e çiftit Myftari, më 26 tetor në fshatin Belishovë të Mallakastrës.

Enver Myftari, 55-vjeç e Azbie Myftari, 52-vjeç, janë vrarë dhe më pas janë djegur, në banesën e tyre në fshatin Belishovë të Mallakastrës.

Autori i ngjarjes u kap nga policia disa ditë më vonë dhe u deklarua se vrasja ka ndodhur për motive të dobta

Top Channel