Berat, 65-vjeçari gjendet i vrarë me çifte

28/10/2012 20:30

Një tjetër vrasje ka tronditur opinionin publik, kësaj here në qyetetin e Beratit ku është gjendur i vrarë në banesën e tij shtetasi, Hajredin Zejnollari.

Bëhet e ditur paraprakisht se Zejnollari, 65-vjeç, është qëlluar me cifte ndërsa është gjetur i pajetë në banesë nga fqinjët.

Viktima ishte baba i katër fëmijëve, të cilët jetojnë në Greqi ndërsa siç pohojnë dëshmitarët dhe të afërmit merrej me tregti.

Policia e cila po heton mbi ngjarjen ende nuk bën të ditura detaje mbi autorin dhe rrethanat e krimit. 

Ngjarja në Berat vjen pas krimit të dyfishtë dhe makabër në fshatin Belishovë të Mallakastrës, ku policia ka arrestuar si autor të dyshuar 19-vjeçarin Xhevit Malkaj nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa babai i adoleshentit, Bajram Malkaj, është prangosur për moskallëzim dhe fshehje të gjurmëve të krimit.

Në këtë ngjarje humbën jetën bashkëshortët Enver dhe Azbie Myftaraj.  

Top Channel