Dita e parë me shi përmbyt Tiranën

27/10/2012 00:00

Ka mjaftuar një shi i rrëmbyeshëm për pak orë dhe Tirana është gjendur e
tëra në ujë. Ndonëse moti me shi ishte paralajmëruar nga meteorologët,
pusetat dhe kanalimet nuk ishin zhbllokuar për të bërë të mundur që uji
të thithej prej e tyre e të përçohej në kanalizime.Përmbytjes nuk i kanë
shpëtuar jo vetëm rrugicat e kryeqtetit, por as rruge kryesore të tij.

Me problematike situata ka qene ne zone e Brryllit prane Maternitetit te ri te Tiranes, ku sa here ka reshje vershon Lana duke permbytur edhe shtepite.

Keshilltaret socialistë ne Bashkinë e Tiranes thone se e kane paralajmeruar disa here Drejtorine perkatese ne bashki pasi perveç ujit në oborr vërshojne ujërat e zeza.

Ne mesdite kryetari i Bashkise Lulzim Basha ka mbledhur Shtabin e Emergjencës, ku tha se po punohet per te mabjtur ne kontroll situatën.

Ne zonen e Maternitetit te ri Basha tha se po punohet per gërryerjen e shtratit të Lanës, ndërkohe që në zonën e Don Boskos është kryer një investim i gabuar në kolektor nga administrata e mëparshme.

Reshjet, probleme edhe në Durrës

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në
qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve edhe në qytetin e Durrësit, si
edhe në port. 

Shumë nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar kanë qenë të pakalueshme nga këmbësorët. Ndërkohë në portin detar është pezulluar përkohësisht përpunimi i anijeve tregtare, ndërsa dy tragetet e linjave detare Bari-Durrës kanë mbërritur përkatësisht me vonesa 30-45 minuta.

Në qytet situata ka qenë kritike veçanërisht në kryqëzimet e rrugëve “Skënderbej“, “Aleksandër Goga”,  “Taulantia”, kryqëzimi i stadiumit, si dhe në plazh, Shkozet e Spitallë dhe Porto Romano. Në ish-kënetë uji ka mundur të depërtojë dhe brenda disa shtëpive, ndërsa në zonën kodrinore të qytetit bregdetar është rikthyer frika nga rrëshqitjet e dheut, problem i krijuar nga shpyllëzimi i kurorës së gjelbër të qytetit dhe ndërtimet masive në të.

Përveç dendësisë së reshjeve, si dhe dherave që zbresin bashkë me ujërat e larta nëpër rrugë nga kodra e qytetit, shkak për situatën është dhe mosmirëmbajtja e sistemit të kanalizime.Probleme nga reshjet e shiut ka patur edhe ne qytetete te tjera te vendit.

Top Channel