Majko: Prokuroria po rrëmbehet

26/10/2012 00:00

Deputeti socialist Pandeli Majko është shprehur nga Korça, se opozita do
kundërshtoje dhe do kërkojë respektimin e prokurorit të Përgjithshëm në
pavarësine e vet.

Duke e konsideruar institucionin e prokurorit te pergjithshem si ‘Thembren e Akilit’ te mirefunksionimit te shtetit shqiptar ai ka ngritur akuzen se kjo nuk ka te beje me zevendesimin e individit, por kemi te bejme me marrjen ne kontroll te nje institucioni.

“Eshtë institucioni i fundit i pavarur përballë ekzekutivit dhe mendoj që pas vendosjes së presidenit të ri është thjesht një numërim mbrapsht. Pavarësisht nga historia proceduriale që do të ndiqet nga partia në pushtet, sigurisht pozicioni i opozitës është i qartë. Ne do ta kundërshtojmë këtë do të kërkojmë që ky institucion të respektohet në pavarësinë e vet, si një vazhdimësi kushtetuese i institucionit më të rëndësishëm i përfaqësuesit të akuzës”, tha Majko.

Keto deklarata deputeti Majko i ka bere pas nje takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Korçë.

Top Channel