Ish të përndjekurit, letër Berishës

24/10/2012 00:00

Kreu i një prej shoqatave të ish të burgosurve politikë Skënder Tufa
ka dorëzuar në Kryeministri një kërkesë për dialog me Qeverinë për
zgjidhjen e problemeve të ish të perndjekurve politike.

“Pa presione në mënyrë institucionale i drejtohemi Kryeministrit me një kërkesë për të bërë një takim institucional të burgosurit me Kryeministrin për problemet që janë shtruar për këtë shtresë. Shpresojmë që tani në mënyrë institucionale ai nuk do të thotë më që po i bëhet presion, sepse ne i kërkojmë të ulemi në tavolinë si qytetarë”, tha Tufa.

Tufa i konsideron akuzat e bera nga Kryeministri ne mbledhjen e fundit te Qeverise te pabaza dhe deklaron se, premtimi i tij per dhenien e demshperblimit deri ne 2017-n, është thjesht premtim elektoral per te marre votat e kesaj shtrese ne zgjedhjet e ardhshme.

“Çdo person që del kundërshtar i Kryeministrit ai do të ketë një etiketim, ai do të ketë fyerje edhe në sallën e Parlamentit, aty ku janë fyer me familje njerëzit. Ne kemi vetëm një problem. Zgjidhja e problemit tonë nuk do të presë 2017 apo 2018. Ne kërkojmë zgjidhje të menjëhershme dhe kjo ka mundësi të realizohet”, tha Tufa.

Top Channel