Pas disa ditësh denoncime nga terreni për shitjen e pronave të Ushtrisë
në të gjithë Shqipërinë, deputeti Taulant Balla nga selia rozë i ka bërë
një përmbledhje shifrave dhe fakteve të asaj që PS-ja e ka quajtur si 
batërdi me pronat e paluajtshme shtetërore në përgjegjësi të
administruara nga Ministria e Mbrojtjes drejtuar nga Arben Imami.

Janë 984 reparte ushtarake që përbëjnë 17 milionë metra katrorë, objekte dhe troje, prona të ushtrisë, tha zoti Balla, të shitura shumë herë më pak krahasuar me çmimin real, duke risjellë në vëmendje të publikut shtrirjen gjeografike të këtyre pronave në të gjithë territorin e vendit.

Sipas deputetit socialist, proçesi i shitjes së kësaj pasurie kombëtare është zhvilluar pa asnjë ligj dhe duke anashkaluar tërësisht Kuvendin e Shqipërisë. Ai theksoi se në këtë proces tërësisht jo transparent dhe të paligjshëm, për asnjë moment nuk janë marrë fare në konsideratë nevojat sociale të Forcave të Armatosura.

“Ajo që nuk na habiti apo të na surprizonte në gjithë ktë batërdi dhe vjedhje të pronës publike ishte fakti që edhe këtu doli familja e Sali Berishës. Një pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, mu në qendër të Tiranës, i ishte kthyer përfaqësuesit të pronarëve Jamarbër Malltezit, dhëndurit të Kryeministrit”, tha deputeti socialist, i cili premtoi se PS, nesër në qeveri, do të ndërmarrë një transparencë të plotë.

“Partia Socialiste zotohet qe duke filluar nga viti i ardhshëm, 2013-ta, viti i fitores dhe Rilindjes, do të bëjmë transprancën e plotë të të gjitha këtyre pronave të ccmuara, pasuri e shqitparëve, që ky pushtet poe  vjedh dhe zhvat. Këto prona, plot 17 milionë metër katror pasuri, nuk janë as pronat e Saliut, as pronat e Arben Imamit, por janë pronat e shqitparëve dhe të këtij shteti”, tha Balla.

MM: Ne nuk shesim prona

Ministria e Mbrojtjes reagoi sërish ndaj deklaratave të PS, duke thënë se nuk shet prona, por 70% e tyre janë përfituar nga ish-pronarët me proçedurë ankandi.

“Konferenca përmbyllëse e Taulant Ballës ishte përmbyllja e turpshme e fushatës kundër Ministrisë së Mbrojtjes. Do apo jo Taulant Balla, në tre vitet e fundit pushteteve vendore dhe institucioneve të tjera u janë transferuar 71 prona sipas kërkesës së tyre”, deklaroi Edvin Kulluri, sekretar i përgjithshëm i MM.

“Gjithashtu, nga 25 prona të tjetërsuara, 70 për qind të pronave u janë kthyer ish-pronarëve me proçedurë ankandi të zhvilluar nga Ministria e Financave”, saktësoi më tej zyrtari.

Top Channel