Reagim për dhunën ndaj femrave në familje

23/10/2012 00:00

Bulevardi “Deshmoret e Kombit” eshte pushtuar ne mesdite nga mijera gra
dhe vajza, te cilat protestuan ne heshtje kunder dhunes ne familje.

Kjo proteste ne qender te Tiranes u organizua nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, per te sensibilizuar shoqerine shqiptare, e tronditur muajt e fundit nga disa vrasje makabre te grave dhe vajzave, me histori te ndryshme, por me fund te njejte tragjik.

Ne kete proteste te heshtur dhe pa fjalime, degjoheshin, ne sfond, vetem tingujt e kengeve kushtuar dashurise per nenen dhe per gruan. Me kete levizje te heshtur grate dhe vajzat shqiptare shprehen indinjaten dhe dhimbjen e tyre per kete dhune te shfrenuar, qe nuk po kursen as grate dhe as femijet, te cilet, shpeshhere jane bere deshmitare te ketyre veprimeve barbare.

Gjate muajve te fundit, ne Tirane, jane zhvilluar disa protesta te tjera ne formen e homazheve per femrat, jeta e te cilave eshte prere ne mes, duke patur si shkak kryesor primitivizmin dhe mungesen e emancipimit te familjareve dhe ambjentit qe i rrethonte.  

Top Channel