Lidhur me vizitën e Ministrit të Jashtëm serb në Tiranë, ka reaguar edhe PDIU. Sipas kësaj partie, në vizitën dhe axhendën e kryediplomatit serb “ka diçka që nuk shkon”.

PDIU shton se nuk ka asgjë kundër kontakteve diplomatike me vendet e rajonit, por ngrë shqetësimin se ai do të takohet me homlogun shqiptar 24 orë pas mbërritjes në Tiranë. Ky subjekt politik tha se ka mister rreth takimit të Mrkiç me përfaqësuesin e komunitetit serb dhe shtoi se Serbia nuk mund të fitojë kauzat e humbura në histori me zgjerimin artificial të hartës së minoritetit.

Ministri serb, Mrkiç mbërriti në Tiranë një ditë më parë. Ai u prit me protesta nga aktivistë të Aleancës Kuqezi në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. AK reagoi në lidhje me vizitën dhe kritikoi qendrimin e diplomacisë shqiptare se po kërkon “marrëdhënie pa kushte me Beogradin”, ndërkohë që një gjë të tillë nuk e bëjnë demokracitë perëndimore dhe institucionet e BE-së.

Top Channel