Ligji për përgjimet, shtohen organet

23/10/2012 00:00

Ndryshimi i Ligjit për Përgjimin e Telekomunikimeve, u shoqërua me akuza
të grupit socialist në Komisionin e Sigurise, për përgjime të
paligjshme në vend.

Shtesat ne kete ligj u sqaruan nga ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit Genc Pollo, i cili sqaroi se ne listen e organeve qe kane te drejte te pergjojne shtohet edhe Sherbimit i Kontrollit te Burgjeve, si edhe marrin delegim per te kryer teknikisht edhe prokurorite e rretheve pergjime.

Pollo tha se ligji i jep me shume detyrime kompanive, te cilat nuk bashkëponin me pare.

“Jo gjithmonë operatorët e komunikimeve elektronike, që realizojnë shërbimin e komunikimit zanor dhe të komunikimit të të dhënave data, i përgjigjeshin detyrimeve. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në rast se një operator nuk do i përgjigjet kërkesës dhe në rast se e gjen në shkelje vendos gjoba jo të vogla ndaj operatorëve që nuk bashkëpunojnë me shtetin”, thotë Pollo.

Por ligji nuk prek pergjimin paraprak, aty ku dyshojne te gjithe se ka abuzime.

“Kodi i Procedurës Penale në këtë nen thotë që është detyrim që ky përgjim parandalues të rregullohet me një ligj të veçantë. Ky ligj që ofrohet sot, i cili është ndërruar dy herë brenda 5 vjetëve, nuk i afrohet fare pikërisht kësaj pjesë që është shumë sensitive për publikun”, tha deputeti socialist Arben Isaraj.

Perfaqesuesi i SHISH-it thote se shpesh here kompanite celulare nuk i paguajne detyrimet dhe detyrojne Sherbimin Infomativ Shteteror te paguaje nga buxheti i shtetit, ndersa kerkon qe ndryshimet ne kete ligj t’ja faturojne atyre.

Por edhe ne kete mbledhje te rradhes se komisionit nuk u kuptua qarte pavaresisht interesimit te socialisteve nese jane kryer pergjime te paligjshme apo jo, dhe se a eshte blere kundra rregullave pajisja pergjuese e SHIU-t.

Top Channel