Shqiperia Tjeter, na ishte dikur Lura!

22/10/2012 21:00

Parku kombetar i Lures vazhdon te shkaterrohet. Mes barbarise qe i merr cdo dite ate pakez jete qe i ka mbetur. E te mendosh se dikur At Gjergj Fishta theksonte se kush nuk kish pare Luren nuk kish pare Shqiperine. Bukurite e saj te paprekura, hijeshine e jeshilte qe rrethonte liqenet maje maleve qe sot jane kthyer ne zona te rrjepura si mos me keq , ne nje masaker qe nuk sheh te ndalur e per te cilen askush nuk merr asnje mase.

Eshte e veshtire te mos kthehesh e rikthehesh ne Luren e braktisur prej mese 22 vitesh.Edhe pse disa here eshtë folur për masakrën e saj,askush nuk nga ata që duhet te ndalojë nuk bëzan.Harresë apo kryqëzim interesash .Faktet tregojnë se Lura ështe kthyer sot ne vendin ku mplekset dhunshem e shkuara e nje parajse me te sotmen e nje zone qe po jep shprit ashtu e bombarduar gjithanësh. Nje realitet i dhimbshem i deformuar, i kredhur ne trishtim e zymtesi te thelle.

Lura dikur shtrihej ne rreth 1300 hektare, ndersa sot duket si nje grusht i mbledhur , deshmi tronditese e maskarades se njeriut mbi natyren. zona te tera zbulohen te rrjepasura keqazi nga pemet e mes tyre liqenet lëngojnë  nën fatin e imponuar qê ju ka bjerrë jetën .

Nje IFE largohet qete rrugeve te ngushta duke mbartur mbi shpine nje tjeter pjesez te Lures , nje tjeter pjesez te shpirtit te saj, nje tjeter pjesez te frymarrjes …. ngadale e pashqetesuar si nje makine mortore qe ka shkaktuar nje tjeter plage ne trupin e zbuluar te parkut kombetar. Ato vijne ketu prej rrugeve te ndryshme qe kryqezohen nga burreli, dibra e mirdita. IFAT vershojne gjithanesh pa I penguar askush e duke të lene nen ndjesinë se behet fjalë për veprime jo rastesore por mire të kopsitura e mire organizuara.

Pas nje ushtri e vdekur , male te zhveshura, trungje te shtrire majtas e djathtas mes imazhesh rrenqethese qe ndjekin hap pas hapi njeri tjetrin.

Sharrat nuk kane kursyer as peme te tilla qindra vjecare qe sot ngrene krye te gjymtuara si deshmitare te shfarrosjes qe po ndodh ne Lure

Liqenet janë kthyer gati gati në kenetë.  Ashtu te fshehur pas njeri tjetrit ne nje ngjyre te perhimte e te zbrazet qe duket sikur po u merr frymen. Liqeni i madh, Liqeni i zi, Liqeni i hotit, Liqeni i luleve e keshtu me rradhe nje vargan perlash te shuara e te katandisura si mos me keq. Dallohet qartazi se prishja e ekosistemit po ndikon edhe mbi to duke u tkurrur nivelin e ujit e duke i mbytur ne lluce e mbetje te tjera.

Me zjarret e veres jane mbyllur te pakten zyrtarisht shqetesimet per nje pjese te mire te zonave te prera me pare . Ato tashme quhen te djegura e askush nuk heton te verteten qe tregon se shumica e tyre ishin te prera qe me pare. Cka do te thote se flaka u eshte vene per te shmangur e mbuluar pergjegjesite e verteta, per ti hequr nga rregjistrat perkates , duke mbyllur keshtu nje tjeter kapitull abuzimi te kthyer  tashmë ne këtë zone në një skemë të njohur  që mbulohet nga heshtja jo vetem e autoriteteve qendrore e lokale edhe  edhe e drejtësisë që nuk do të flasë.

Nje tjeter Ife qendron e ankoruar mes parkut kombetar . Ndoshta ne pritje te te zotit qe po ben gati lenden drusore per rrugen e rradhes. Pas saj ne  vorbullën e këtij  realiteti  te shqyeje kush e sa te mundet kalon edhe nje mjet tjeter i tejmbushur me dru.

Ne Lure sot gjithcka duket e kursyer, ashtu si zogjte te cileve nuk u ndjehet a degjohet qofte edhe nje cicerime e vetme. Ata kane ikur, kane ikur kohe me pare, ashtu si cdo gjallese tjeter ne kete vend qe po shterpezohet deri ne rrenjet me te thella. Tek tuk ndonje peme fshihet , anohet majtas e djathtas a thuaj se kerkon ti shpetoje furies shkatrimtare, me trungun qe duket i kthyer nga qielli nga ku duket se u rrjedh e vetmja shprese per te mos qene neser nje hedhurine me shume ne dengun e drureve te prere…

Kjo eshte cka ka mbetur nga parku kombetar i Lures , nje nder perlat e natyres shqiptare qe sot po jep britmat e fundme te mbijeteses. Ne me pak se 20 vjet barbaret shkaterruan ate qe natyra kish dashur shekuj te tere per ta ngritur. E nese do te riktheheshim serisht tek fjalet Fishtes, sot do te thoshim , kush do te shohe natyren shqiptare , le te vije te shohe Luren. Per top channel nga Lura Marin Mema.

Top Channel