Farmacitë në kaos, urdhëri pa licensa

22/10/2012 00:00

Sistemi farmaceutik në vend është në kaos pasi shumë prej subjekteve
shkelin ligjin dhe nuk respektojnë rregulloren për ushtrimin e
profesionit.

Akuzat janë lëshuar të hënën nga urdhri i farmacistëve i cili gjatë muajit shtator kreu kontrolle në rreth 400 subjekte farmaceutike në mbarë vendin.

Kreu i farmacistëve, Arjan Jaupllari deklaroi për mediat se nga kontrollet u vunë re 40 raste të rënda të shkeljes së legjislacionit që nga mospajisja me licencë e subjekteve e deri te ushtrimi i profesionit të farmacistit nga persona pa diplomën përkatëse.

Të gjitha këto shkelje sipas jaupllarit vënë në rrezik jetën e pacientëve që përballë kësaj situate, janë të pambrojtur nga shteti e strukturat e tij përgjegjëse për sigurinë e shëndetit të tij.

Urdhri i Farmacistëve i ka dërguar shkresë zyrtare strukturave përgjegjëse mbi rezultatet e kontrolleve të kryera në farmaci, por ai kërkon që sanksionet për shkelësit e ligjit të jenë më të rrepta.

Jaupllari tha se në zbatim të ligjit për profesionet e rregulluara këtë vit të ri akademik, farmacistët i janë nënshtruar edhe provimit në praktikë ku vetëm gjatë ditëes së hënë janë testuar rreth 40 studentë.Sipas kreut të Farmacistëve të Shqipërisë, pas testimit në praktikë, studentët e farmacisë do të japin provimin e shtetit në muajin nëntor.  

Top Channel