Bulqizë, minatorët ilegalë të kromit

19/10/2012 00:00

Asnjë masë e marrë apo ndryshim i bërë në minierat e Bulqizës nuk e ka
ndaluar rrezikun që kërcënon pothuajse çdo ditë fëmijët që kthehen ne
minatore per te siguruar jetesen.

Ne zonen e depozitimit te stoqeve te mbetjeve te kromit ne minierat e njohura te ketij qyteti te varfer jane me dhjetra femije qe pas shkolles vrapojne ne mes te gureve per te mbledhur mineralin.

Rreziku i demtimit nga orteket e gureve ne kete zone eshte shume e madhe, ndersa femijet e ngarkuar rende me minerale zbresin per t’i cuar ato gure te mbledhur prane firmave ilegale qe e blejne per disa qindarka.

Çmimi i kromit eshte 3 lekë kilogrami dhe nje femije transporton me krahe pothuajse cdo dite 100 deri ne 150 kilogram mineral. Disa femije kane braktisur dhe shkollen per te mbledhur krom. Keta gure te zinj jane mundesia e vetme per jetese per qindra familje.

Kryesisht grate pothuajse cdo dite kthehen ne minatore dhe mbledhin guret dhe vendosen ne rradhe per t’ja shitur ndonje firme te ligjshme apo te paligjshme mineralin. E gjithe kjo pune eshte ne te zeze dhe shume e rrezikshme, por e vetmja mundesi ne kete qytet ku diferenca mes shume te pasurve dhe shume te varfeve eshte shume e madhe.

Top Channel