Banorët e Kombinatit dolën sërish në protestë gjatë mbrëmjes të së mërkurës për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Ata bllokuan rrugën, ndërsa dogjën goma makinash.

Partia Socialiste njoftoi se rreth 19 protestues u shoqëruan në komisariatin nr. 6 pas protestës, ndërsa aty shkoi edhe deputeti i zonës Saimir Tahiri, i cili konfirmoi se protesta do të vazhdojë.

“Nuk shohim asnjë shenjë minimale për të ardhur një përfaqësues i CEZ-it. Mendimi i përbashkët ishte që sot ishte një sinjal i parë dhe u vendos që nesër në orën 11:00 së bashku me qytetarët të shkojmë tek drejtoria e CEZ-it”, tha kryetari i njësisë bashkiake nr.6.

“Sic besoj jeni në dijeni për shkak të një proteste për energjinë elektrike, 19 qyetarë të Kombinatit u shoqëruan në komisariat. Është një pushtet qesharak që kujdeset më shumë për të ushtruar represion ndaj qytetarëve se sa për jetën e tyre, qoftë edhe duke ju dhënë drita, minimumin jetik”, tha deputeti socialist, Saimir Tahiri.    

Top Channel