Pas një dite të tensionuar mes grevistëve dhe policisë, pas një urdhëri
të gjykatës për shpërndarjen e kësaj greve, panorama në sheshin ku
zhvillohet kjo grevë është krejtesisht ndryshe.

Tensioni i një dite me parë u largua, ndërsa ankthi i pritjes së një dialogu ka zënë vend sërish brenda grevës. Të vendosur për të mos u larguar deri ne vdekje nga kjo tende, ata jane ne nje pritje jo vetëm të Qeverise për të zgjidhur problemet e tyre, por edhe te nje mbeshtetjeje me te madhe nga shoqeria shqiptare.

Ndersa Qeveria nuk pranon dialogun duke e shprehur prerazi vendimin e saj, policia ja ka bere te ditur vendimin e gjykates, grevisteve dhe ka kerkuar bashkpunim ne nderprerjen e saj, por duke theksuar se nuk do te kryeje asnje veprim te dhunshem per ta shperndare kete greve. Nderkohe qe nga shtate greviste qe ndodhen ne tende, dy prej tyre jane ne gjendje te renduar shendetesore.

Koordinatori i greves Skënder Tufa u tha gazetareve se vendimi i gjykatës do te apelohet nga Komiteti i Helsinkit qe ka marre persiper te beje mbrojtjen e tyre ne kete çeshtje, ndersa ftoi forcat politike ne vend t’i jape nje mbeshtetje kesaj greve.

“Këtu po luhet me jetën e qytetarëve. Opozita shqiptare duhet të jetë aktive ne veprimet e saj ne kemi mirepritur çdo politikan të flasë si qytetar”, tha Skendër Tufa.

Nje tjeter ish-grevist urie dy vjet me pare, per arsye ekonomike, nenkryetari i Shoqates te  Paraplegjikeve shqiptare, duke e mbeshtetur kete greve i kujtoi te gjitheve, se pas nente ditesh qe paraplegjiket kishin ndërmarrë të njejtin veprim si ish-te perndjekurit u genjyen nga qeveria se problemet e tyre do te zgjidheshin.

“Na vjen keq kur shohim këtë gjendje. Të njëjtën gjë bëmë edhe ne para një viti, na premtuan se do të na plotësonin kërkesat, por jo vetëm që nuk na i plotësuan ato, porna hoqën edhe disa përfitime që ne kishim”, thotë paraplegjiku.

Fatmir Lamajt, i cili ndodhej në spital i është refuzuar transporti me ambulancë për t’u rikthyer në ambientet e greves. Policia e ka ndaluar për t’iu bashkuar shokëve.

Ndërsa një tjetër anëtarë i kësaj greve Lavdosh Bego shprehet se policia i ka ndaluar marrjen e ilaceve.

Arrestohet koordinatori i grevës së urisë

Policia e Tiranës arrestoi rreth orës 21.00 të mbrëmjes së të mërkurës
koordinatorin e greves së urisë Asllan Patriotin, 59 vjeç, i akuzuar se
me anë të mashtrimit i ka marrë një shtetasi italian shumën prej 700 eurosh.

Në komunikatën për shtyp policia sqaron se, “Në muajin qershor 2012, një shtetas italian denoncoi vjedhjen e automjetit të tij personal, i cili pas pak ditësh u gjet dhe ju kthye pronarit, nga strukturat e policisë së komisariatit të policise Nr.4. Shtetasi italian prej kohësh, pas gjetjes së automjetit të vjedhur ishte nën presionin e shtetasit shqiptar Asllan Patrioti për t’u paguar, pasi pretendonte se kishte ndikuar për gjetjen e automjetit të vjedhur”.

Ne zbatim edhe të urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, poliocia ekzekutoi urdherin e  arrestimit te shtetasit Asllan Patriotit, në kushtet e flagrancës. Policia tha se ka prova filmike dhe shumen e eurove te sekuestruara qe i ka derguar ne prokurori si prova materiale.

Topi: Indiferencë kriminale

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka akuzuar Qeverinë se është duke treguar një indiferentizëm kriminal ndaj grevistëve dhe akteve të tyre të vetëflijimit, por ka refuzuar të komentojë vendimin e Gjykatës për shpërndarjen e tyre.

“Në gjithë jetën time qytetare, politike dhe institucionale nuk kam diskutuar ndonjëherë vendimet e gjykatave”, tha Topi.

Sakaq ish-Presidenti i Republikes eshte shprehur se Shqiperia do të marrë statusin e vendit kandidat edhe pse ai është i kushtëzuar.

“Unë besoj që Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat dhe uroj që ta marrë sa më shpejt, sepse duke qenë pjesë e Europës do të kuptohet se si disa politikanë janë shumë larg Europës”, tha Topi.

Keto deklarata kreu i FRD-së i ka bere nga Korça ku ka zhvilluar takimin e pare me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force të re politike.

Spahiu: Berisha të largohet

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu vizitoi ambientet ku po zhvillohet greva e urisë e ish të përndjekurve të tyre, grevë e cila ka hyrë në ditën e saj të 27-të.

Në deklaratën e rastit për mediat, kryetari AK-së deklaroi se protesta është dëshmi e qartë e krizës institucionale që ka pushtuar vendin. Ai e cilësoi vendimin e gjykatës për të ndërprerë grevën e urisë si arbitrar dhe të jashtëligjshëm.

Duke komentuar qendrimin e fundit të ambasadorit amerikan Alexander Arvizu i cili deklaroi se qeveria duhet të dialogojë me grevistët, ose të largohet, Spahiu tha se kryeministri Berisha duhet të “ikë një orë e më parë”.

“Diplomacia amerikane, ata që më parë e quajtën Saliun burrë shteti, tani e kanë vënë në provë. Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen menjëherë”, tha zoti Spahiu.

Bode: Do zbatohet ligji

Nga salla e Kuvendit, Ministri i Financave Ridvan Bode i qendroi deklaratave të mazhorancës se për kategorinë e ish të përndjekurve politikë do të zbatohet ligji i miratuar në vitin 2007.

Sipas zotit Bode, ka nisur shpërndarja e kësteve sipas radhës. Ai këmbënguli se askush nga kjo kategori nuk do të privilegjohet, por duhet të presë radhën e marrjes së dëmshpërblimit sipas ligjit.

Duke u rikthyer pas në kohë ministri Bode tha se Partia Demokratike ka dëmshpërblyer rreth 19 miliard lekë këtë kategori në vitet 90, ndërsa duke përmendur kohën e qeverisjes socialiste, Bode shtoi se asnjë qindarkë nuk është derdhur në favor të ish të dënuarve dhe të burgosurve politikë.

Por përkundër deklaratës së Bodes, ish të përndjekurit në grevë urie deklarojnë se nuk është zbatuar ligji i 2007, i cili sipas tyre parashikon shkyerjen e dëmshpërblimit në 8 këste, nga një këst për cdo vit. Ata thonë se nëse ligji do të zbatohej, do të kishin marrë të paktën 4 këste deri më tani, ndërkohë që kanë marrë vetëm një, për të mos përmendur të tjerë që nuk kanë marrë as këstin e parë. 

Top Channel