Të dhënat personale, kritika medias e Prokurorisë

17/10/2012 00:00

Përfaqësues të organizatave të shoqërise civile do të ngrenë padi ndaj
policisë dhe prokurorëve lidhur me publikimin e të dhënave personale
gjatë hetimit të çështjeve të ndryshme, qofshin këto kriminale ose jo.

Vrasja e 18-vjeçares Ajshe Vata dhe publikimi i detajeve hetimore apo çështjeve intime të saj, apo edhe publikimi i mesazheve të 17-vjeçares Nazime Visha, e arrestuar për vrasjen e dhunuesit të saj, janë konsideruar si shkelje të rënda nga media.

Ne tryezen ‘Stop dores vrastare ndaj grave e vajzave shqiptare’ eshte kritikuar raportimi aprofesional.

“Të bëjmë edhe një reflektim për atë që sjell gjithë ky raportim me detaje, jo për Ajshen e shkretë që tani nuk jeton, por çfarë po ndodh me ata njerëz që kanë mbetur gjallë nga familja e Ajshes, që u është bërë jeta një ferr, që i kemi vrarë mediatikisht, duke raportuar detaje për mungesën e virgjinitetit, për çështjen që janë totalisht të një shekulli të kaluar, që nuk duhen raportuar në mënyrë absolute në këtë formë dhe në momentin që raportohen patjetër duhet të shoqërohen me analiza totale, ku njerëzit të kuptojnë edhe të marrin mendime nga specialistët se si është mënyra se si duhet të reagojë normalisht një njeri”, thotë Iris Luarasi, drejtuese e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza.

Por nga ana tjeter eshte kritikuar edhe heshtja e pajustifikuar e shoqerise civile per te reaguar ne lidhje me ngjarje te tilla. Shoqeria civile tashme hesht apo reagon sipas interesave te tyre financiare, pasi edhe thirrjes se sotme iu pergjigjen vetëm 30 organizata.

“Përveç mungesës së shtetit ligjor edhe përveç pjesës që njerëzit nuk kanë më respekt për jetën e njeriut, por marrin fund edhe ato pak vlera që kanë ekzistuar që jane vlerat e medias në raportim dhe vlerat e shoqërisë civile për të reaguar. Nuk duhet të reagojnë vetëm si forcë të shoqërisë civile, por duhet të reagojnë si individë të lirë të këtij vendi që po iu mbyllet goja çdo ditë”, thotë Luarasi.

Ne tryezen “Stop dores vrastare ndaj grave dhe vajzave” u theksua qe çeshtjet e dhunes ne familje te shoqerohen nga mendimi i psikologëve apo punonjesve sociale dhe nga ana tjeter proceset e tyre gjyqesore te ndiqen deri ne vendimin final te denimit te dhunuesit.

Top Channel