Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë, u drejtua në mesin e javes se
shkuar Gjykates së Tiranës, me një padi ndaj greves së urisë së ish të
përndjekurve politike, duke argumentuar me faktin se tre prej tyre kane
tentuar te djegin veten.

Duke e bazuar padine e tyre ne ligjin per tubimet, policia ju drejtua gjykates duke i kerkuar shperndarjen e saj me arsyetimin se jane kryer vepra penale brenda kesaj greve. Pasi ka shqyrtuar kete kerkese te policise, Gjykata e Tiranes vendosi t’i jape te drejte policise kryeqytetase duke vendosur shperndarjen e kesaj greve urie per arsye sigurie.

Policia shprehet se duke u bazuar edhe ne ligjin per tubimet, do te ekzekutoje vendimin e gjykates, sapo ta marre ate ne rruge zyartre. Sipas policise per shperndarjen e kesaj greve u gjet baze ligjore ne Kodin e Punes, neni 197 i cili flet per rastet kur greva shoqerohet me veprimet te paligjshme; ne ligjin 87 73 per tubimet, ne te cilin thuhet se ne rastin ku paraqet rrezikshmeri per jeten ajo duhet te shperndahet.

Policia mohon perdorimin e mjeteve te dhunes ne shperndarjen e kesaj greve duke theksuar se do te kekroje mirekuptimin e grevisteve ne zbatimin e vendimit. Por ky vendim eshte pritur me irritim nga grevistet, te cilet deklaruan se nuk do te largohen nga kjo greve dhe kane akuzuar gjykaten se ka cenuar lirine e tyre themeltare.

Ndërkohë grevistët e urisë shprehen të indinjuar me këtë vendim, të cilin e konsiderojnë në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Duke njoftuar zhvendosjen e grevës së tyre në një tjetër ambient, ata theksojnë se me këtë vendim vërtetohet se në një shtet ku nuk funksionon ligji dhe nuk ka më institucione të pavarura, demokracia ka vdekur.

Grevistët nga ana e tyre vijojnë të theksojnë se greva e tyre është vetëm ekonomike dhe nuk ka qëllime politike.

Kreu i Shoqatës së ish të Dënuarve Politikë Skënder Tufa u shpreh se vendimi i Gjykatës është antidemokratik, ndaj palët duhet të ulen në bisedime për zgjidhje.

“Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e re dhe me ne po veprohet në mënyrë flagrante”, u shpreh Tufa.

Nderkohe qe gjendja e grevisteve eshte renduar se tepermi ne diten e 26-te te saj. Fatmir Lamaj, eshte grevisti i cili rreth ores 10.00 te paradites u mor me urgjence nga autoambulanca dhe u dergua per te marre mjekim ne Qendren Spitalore Nene Tereza, ne Tirane.

Tufa: Zhvendosim grevën pranë ambasadës amerikane

Në një reagim për shtyp gjatë orëve të mbrëmjes, koordinatori i grevës së urisë së ish-të përndjekurve, Skënder Tufa, sfidoi vendimin e gjykatës për shpërndarjen e grevës, duke theksuar se ajo do të zhvendoset pranë ambasadës amerikane dhe do të vazhdojë pavarësisht forces qe mund te perdore policia.

“Greva do të vazhdojë dhe nëse ndërhyn policia, e vetmja gjë që do të ndodhë është që ambientet e grevës do të zhvendosen”, deklaroi Tufa.

“Jemi duke marrë në konsideratë mundësinë e zhvendosjes së çadrave tona në ambientet pranë ambasadës amerikane. Ky vendim ka si qëllim të vetëm sigurinë tonë, pasi përballemi me presione dhe kërcënime të panumërta. Ambasadori Arvizu është miku ynë më i madh, por kemi të qartë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të ndërhyjnë në punët e shtetit shqiptar dhe nuk mund të kemi një zgjidhje prej tyre. E vetmja gjë që mund të bëjë SHBA, është të përkrahë grevën tonë në pipëkamjen njerëzore dhe atë të të drejtave të njeriut”.

Sipas Tufës, “shpallja e grevës së paligjshme është në kundërshtim me kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar”.

Koordinatori, ndërsa kërkoi ndihmën e institucioneve ndërkombëtare, bëri të njohur edhe vendimin e Gjergj Ndrecës, grevistit që tentoi të vetflijohej duke u djegur një javë më parë, për t’u rikthyer në radhët e grevistëve.

“Gjergj Ndreca është duke u shëruar dhe në momentin e parë që do të largohet nga spitali i Selanikut, do të rikthehet përsëri në grevën e urisë”.

“Ambasa amerikane është garante në të gjitha shtetet ballkanike, prandaj edhe për ne ajo është shumë efikase. Gjithashtu, ne ndihemi shumë më të sigurtë”, ka thënë ndërkohë koordinatori tjetër Asllan Patrioti.

Në një prononcim për Top Channel, Patrioti ka folur edhe për praninë në rritje të policisë, si dhe ka komentuar vendimin e gjykatës.

“Policia po fillon të shtohet nga pak. Për ne vendimi i gjykatës ishte vendimi i pushkatimit, vendimi i vdekjes. Ambasadat duhet të marrin në dorë fatin tonë”, ka thënë Patrioti.

Gjergj Ndreca rikthehet në grevë

Ish-i përndjekuri Gjergj Ndreca, që pak ditë më parë i vuri flakën vetes, është kthyer para pak çastesh në ambjentet e grevës së urisë.

Ndreca sapo është kthyer nga mjekimi në Selanik të Greqisë, pas plagëve të marra pasi një grevist tjetër i ndezi benzinën që kishte hedhur në trup.

Në një prononcim për mediat nga shtrati, Ndreca ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Berisha se ai ka marrë më shumë se sa dëmshpërblimin e burgut.

“Deklarata e Berishës është gënjeshtra më e madhe në botë. Asnjëherë në botë s’e kam marrë dëmshpërblimin e burgut”, ka deklaruar Ndreca.

Ai ka hedhur poshtë zërat për një manipulim politik të grevës. “Mua s’më ka përdorur askush politikisht, as opozita, as njeri tjetër”, ka theksuar Ndreca.

Topi: Berisha, indiferencë kriminale

Nga qyteti i Korçës, ku është takuar me elektoratin e tij, kryetari i FRD-së Bamir Topi ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha për “indiferencën kriminale” ndaj ish-të përndjekurve.

“Nga mëngjesi në mbrëmje shohim një njeri që ka humbur fytyrën qytetare. Berisha ka një indiferencë kriminale ndaj ish-të përndjekurve”, ka deklaruar Topi.

Ish-presidenti i Republikës është shprehur se kryeministri sillet si një diktator komunist pavarësisht se ndodhet në vitin 2012 dhe larg kohës së regjimeve diktatoriale të Evropës.

Më herët gjatë ditës Topi zhvilloi takime me strukturat e degës së FRD-së ne Elbasan, ku po ashtu deklaroi se indiferentizmi i qeverisë ndaj grevës së urisë është kriminal.

Ai tha se politika në këto 20 vjet ka punuar vetëm për vete, ndërsa premtoi se subjekti i tij politik do të jetë besnik i komunikimit me qytetarët.

PD: Ish të përndjekurit janë dëmshpërblyer

Partia Demokratike ka reaguar ndaj vendosmerise se grevisteve duke thene se opozita qe po spopnsorizon greven e tyre edhe pse e therriti minitrin Halimi per ta pyetur nuk beri asnje pyetje ndersa personi qe i vuri flaken Gjergj Ndreces eshte me vilë luksoze në Korfuz dhe ditën që do të vendosej rekomandimi për statusin e vendit kandidat në Bruksel për Shqipërinë, me porosi do të lyente me benzinë dhe do t’i vinte flakën në rrugë para mediave të veta nje grevisti me probleme serioze mendore.

“Z. Halimi njohu deputetët e aleancës Rama-Tufa se viktimat e kësaj Aleance që ndodhen në çadrat e ngritura me urdhër të Edi Ramës tek studio e Kristaq Ramës kanë marrë së bashku, lek, dhe lek privatizimi 256 mijë Dollarë.

Përveç tyre ata kanë marrë apartamente banimi, së paku 240 mijë Dollarë të tjera dhe kanë privatizuar me çmime simbolike me lek privatizimi fabrika, objekte dhe toka turistike mbi 400 mijë Dollarë.

Pra në zbatim të ligjit të dëmshpërblimit të të përndjekurve politik vetëm zotrinjtë që po grevojnë në studion e Kristaq Ramës dhe deklarojnë çdo ditë se nuk kanë marrë asgjë, janë dëmshpërblyer me lek për këstin e parë dhe sipas ligjit edhe të atë të  dytë me lek privatizimi dhe fabrika në linja prodhimi, objekte apo troje turistike me rreth 900 mijë Dollarë.

Po kështu personi me tre emra dhe me vilë luksoze në Korfuz i cili ditën që do të vendosej rekomandimi për statusin e vendit kandidat në Bruksel për Shqipërinë, me porosi  do të lyente me benzinë  dhe do t’i vinte flakën në rrugë para mediave të veta nje grevisti me probleme serioze mendore, ka marrë në përputhje me ligjin një apartamet 3+1 si edhe dëmshpërblimin prej 530 mijë Lekësh.

Por pavarësisht nga këto, Partia Demokratike deklaron se përveç këstit të parë që e kanë marrë që të gjithë të perndjekurit politik, ka filluar dhe vazhdon ndarja e këstit të dytë”, thuhet në reagim.

Grevisti: Nuk kemi frikë nga shteti

Një nga ish-të përndjekurit ka folur pasditen e së mërkurës nga ambjentet e grevës së urisë, duke paralajmëruar se nëse shteti ndërhyn, ata do ta zhvendosin grevën në një ambjent tjetër.

“Shteti thotë se është demokratik dhe ligjor, por nuk është fare kështu. Shteti mund të vijë këtu të më tërheqë zvarrë, por unë do iki që këtej. Ata do vijnë nesër, por unë do iki diku tjetër”, ka thënë Grevisti.

Ai ka theksuar se përkundër deklaratave të qeverisë, nuk i ka marrë këstet e ndihmës për banesat, sikurse u është premtuar.

“Unë nuk kam shtëpi. Ata vërtetë kanë thënë se do të na japin këste, por unë vetëm një kam marrë dhe jo tamam madje”, ka thënë më tej grevisti.

Të njëjtat gjëra ka thënë edhe një grevist tjetër, i cili ka theksuar se nëse largohen me forcë nga ambjenti aktual, ata do të vendosen në një ambjent tjetër. 

Top Channel