Katër vajza të reja, 17, 20 dhe 21 vjeçare janë kapur teksa ushtronin
prostitucion në hyrje të Durrësit, kundrejt pagesës 2000 lekë.

Bashkë me to shërbimet e policisë kanë arrestuar dhe tre tutorët, mes të cilëve dhe një grua 47 vjeçe nga Peqini, qe benin rekrutimin e vajzave shqiptare dhe shfrytezimin e tyre si prostituta ne Itali dhe Shqiperi.
 
Prej vitesh Ura e Dajlanit në Durrës është shndërruar në një fole të ushtrimit të prostitucionit dhe herë pas here shërbimet policore organizojnë aksione për goditjen e dukurisë së paligjshme. Policia deklaroi se operacioni është rezultat i një hetimi disamujor të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë.

Prangat janë shtrënguar në duart e 7 personave, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Nën akuzën e trafikimit janë arrestuar shtetasit Bajame Ibrahimi 47 vjeçe nga Peqini, Gentjan Tahiri, 22 dhe Xhanfranko Kiptiu 21 vjeç. Policia thote se këta shtetas rekrutonin e më pas trafikonin drejt Italisë vajza nga Shqiperia.

Top Channel