Rezolutë e shoqatave të të verbërve të Ballkanit

16/10/2012 00:00

Shoqatat e të Verbërve në vendet e Ballkanit kanë hartuar një rezolutë
të përbashket ku i parashtojnë  kryeministrave të vendeve te tyre dhe
kryetareve te delegacioneve të BE, hapat qe duhet ndermarrin qeverite e
tyre  per arsimin punesimin, kujdesin shendetesor dhe perfaqesimin per
qytetaret e verber, si nje kriter specifik ne negociatat per procesin e
integrimit.

“Ne jemi te vendosur te gjithe se bashku ne Ballkan dhe ne Evrope qe mos te lejojme askend qe te na marre te drejten e perfaqesimit, qe te na perfaqesojne ata te cilet nuk jane si ne, qe te na perfaqesojne ata te cilet ofrojne sherbime. Motra dhe vellezer, sfidat tona te perfaqesimit dhe te ofrimit te sherbimeve do te mbeten te perhershme dhe ato jane te njejta ne te gjitha vendet”, tha Sinan Tafaj, kryetar i Shoqates se Personave me Aftesi te Kufizuar.

Ne konferencen rajonale mbi statusin e personave te verber ne Ballkanin Perendimor kane marre pjese perfaqesues nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Italia, te cilet kane shpallur krijimin e rrjetit rajonal te perfaqesimit.

Te pranishem kane qene ministri i Shendetesise Vangjel Tavo, i cili premtoi angazhimin e tij e tij ne mbeshtetje të kësaj kategorie, si dhe zëvendësministri i Arsimit, ai i punes e perfaqesues te ambasadave te vendeve te Ballkanit në Tiranë.

Top Channel