Shkodër, ekzekutohet 35-vjeçari

15/10/2012 00:00

Një person është qëlluar për vdekje të dielën në mbrëmje, në fshatin
Kosmaç të Shkodrës. Viktima shtetasi Luan Tahiri 35 vjeç është qëlluar
me bresheri automatiku në ambientet e brendshme të lokalit që ishte
pronë e tij.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatjon Hoxhani 30 vjeç eshte arrestuar ne flagrance nga policia si dhe eshte sekuestruar dhe arma e krimit.

Si viktima ashtu dhe autori jane banor te fshatit Kosmaç dhe shkak i kesaj ngjarje sipas policisë është bërë një debat i çastit per motive banal.

Top Channel