Historia e familjes të shpërngulur nga Berati në Sarandë

13/10/2012 00:00

Familja me kater anetare e Ilirian Hoxhës zgjodhi 12 vjet me pare
emigracionin e brendshe. Ata u shpengulen nga Berati dhe jetojne prej
rreth 12 vitesh në këtë banesë me qera në fshatin Mursi të komunës Xarrë
në Sarandë, vetëm pak kilometra larg kufirit me Greqinë.

Iliriani thotë se vendimin e morën për shkak të gjendjes së vështirë në fshatin e tyre dhe për shkak të pamundësisë për të siguruar një vizë punësimi për në Greqi. Jeta e tyre në këtë zonë u lidh menjëherë me punën dhe nevojën e madhe për krah punë në bujqësi për shkak se shumë prej banorëve të Mursisë kishin emigruar në greqi menjëherë pas ’90.

Iliriani, Klodiana bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët Flamurja 12 vjec dhe Mateo 7 vjec njihen nga i gjithë komuniteti në këtë zonë pasi janë bërë pjesë e tij.  Iliriani punon si ndërtues, por kryen edhe shërbime të vogla si hidraulik e elektricist, ndërsa Klodiana punon në bujqësi. Puna është e vështirë thotë ajo, por paguhet mirë dhe mund të jetohet.

Fëmijët Flamurja dhe Mateo shkojnë në shkollën e fshatit, ku vajza thotë se 80% e fëmijëve janë nga Berati.

Në familjen beratase të Ilirian Hoxhës të gjithë ndihmojnë për të përballuar jetesën. Ata kanë përshtatur madje edhe gjuhën, traditat, gatimet, këngët dhe ritet e zonës dhe thonë se do të vazhdojnë të jetojnë në Mursi të paktën edhe disa vite.

Top Channel