Importi i mbetjeve për riciklim

12/10/2012 00:00

Kreu i Mjedisit Fatmir Mediu ka saktësuar se Ligji i Menaxhimit të
Mbetjeve është brenda kritereve të Bashkimit Europian dhe ka nje liste
ne numer te vogel të lëndëve që lejohen të importohen.

Mediu ka theksuar se Shqiperia do t’i jape prioritet riciklimin dhe jo ngritjes se landfilleve.

“Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve lidhet ngushtë me riciklimin. Kjo është rruga europiane dhe padyshim edhe rruga jonë, prandaj do të bëja thirrje, që të lëmë mënjanë diferencat apo diskutimet politike. Europa në muajin shtator të vitit të kaluar ka aprovuar strategjinë e re te eficencës së burimeve, duke e konsideruar mbetjet si një burim i rëndësishëm ekonomik, sidomos për fushën e energjisë dhe të bujqësisë, Kjo strategji synon në një vendimmarrje europiane që në vitin 2020 Europa të konsiderohet si Europë pa landfille”, tha Mediu.

Pas miratimit te Ligjit, ndarja e mbetjeve ne burim duhet te kishte nisur menjehere, ndaj Mediu ka kerkuar zbatimin e menjëhershem te ketij ligji, së pari në Tiranë, si qytet pilot.

Por ndersa mbetjet nuk ndahen ne burim, pranë landfillit të Sharres eshte ngritur impiant grumbullimi dhe përpunimi të mbetjeve që mblidhen në landfill, pasi janë përzier dhe kontaminuar me mbeturina të tjera.

Kreu i Ministrise sqaron se ky subjekt nuk ka marre asnje leje mjedisore dhe Inspektoriati Mjedisor është urdhëruar të veprojë.

“Sipas kontrolot që është kryer nga Inspektoriati Kompania përkatëse nuk është pajisur me leje mjedisore. Ne kemi marrë masat tona përkatëse, duke kërkuar pezullimin e aktivitetit të kompanisë, deri në pajisjen me leje mjedisore, dhe padyshim pas kësaj është gjoba përkatëse dhe procedimet e mëtejshme që vijnë në raport me këtë çështje”, tha Mediu.

Ne kete deklarate Mediu tha se deri me tani vetem pese kompani jane lejuar te importojne mbetje nga jashte, dhe per to eshte marre vendim Qeverie.

Top Channel