Qeveria miratoi faljen e dënimit per te gjithe te burgosurit që nuk
përbejnë rrezik shoqëror. Amnistia merret në kuadër të 100-vjetorit të
pavarësisë.

“Qëllimi i këtij ligji është dhënia e amnistisë të të gjithë personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale me rrezikshmëri shoqërore të ulët, apo për kategori të caktuar të personave të dënuar. Projektligji parashikon se të gjithë të dënuarit që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, përfitojnë zbritje të një të katërtës së dënimit të mbetur, me përjashtim të personave të dënuar për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, tha Berisha.

Nga ky vendim perjashtohen personat e denuar e te kallëzuar penalisht te cilet shfaqin rrezik shoqeror, tha kryeministri Sali Berisha nga mbledhja e radhes se Këshillit të Ministrave, duke lexuar kategorite qe perjashtohen nga perfitimi i faljes.

Perjashtohen nga amnistia te denuarit qe vuajne denimin:
Per krime kunder jetes te kryera me dashje
Vepra me dashje kunder shendetit
Krime seksuale
Krime  kunder femijeve
Krime kunder marteses dhe familjes
Krime kunder pasurise dhe ne sferen ekonomike, Krime kunder pavaresise dhe rendit kushtetues
Krime qe cenojne marredheniet me shtete te tjera
Organizimi dhe pjesemarrja ne  banda kriminale

Kreu i Qeverise garantoi se zbatimi me perpikmeri i ketyre kriteve do te shmange rrezikun e perfitimit te denuareve qe jane potencialisht te rrezikshem per shoqerine.

Por perfitues jane gjithashtu edhe personat qe jane aktualisht ne proces gjyqesor.

“Projektligji për amnistinë parashikon se pushohen ndjekjet penale për cështjet në hetim, për cështjet e parashqyrtuara nga Gjyklata, si për edhe kallëzime që ndodhin në këto organe për vepra penale të kryera deri më datën 31 gusht të vitit 2012, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë”, tha Berisha.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin per autorizimin e KESH ne marrjen e kredise prej 40 milionë euro per importimin e energjise elektrike, per te permbushur detyrimin qe CEZ nuk e ka kryer, tha kreu i Qeverise. Keshilli i Ministrave gjithashtu mori vendimin per heqjen e TVSH-së per çimenton dhe çelikun per ndertimin e HEC-eve.

Top Channel