PS: Pronat e Ushtrisë po dhurohen

10/10/2012 00:00

Zona turistike e njohur si Rana e Hedhun ne Shengjin ka qene stacioni i
deputetit Taulant Balla, prej nga ku ka denoncuar shitjen e një tjeter
reparti ushtarak me vleren, siç tha ai, qesharake te 2,8 milione lekëve,
me firmën e ministrit aktual të Mbrojtjes Arben Imami.

“Po u tregojmë shqiptarëve një pronë tjetër që dy vjet më parë ishte në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes. Sot në pronësi të disa privatëve, të cilët sipas dokumentacionit që na ka dhënë vetë Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ia kanë blerë këtë pronë Ministrisë së Mbrojtjes për 2.8 milionë lekë. Këtu është letra me firmë dhe me vulë të Arben Imamit, ku na vë në dispozicion këtë listë të pronave të shitura”, tha Balla.

Sipas zotit Balla ne kete proces, qe ai e quajti jo transparent per asnje moment nuk jane marre ne konsiderate nevojat sociale te Forcave te Armatosura, dhe per me teper per statusin e ish-ushtarakeve.

“Këto që shihni janë mitralozë të rëndë kundra ajror, të cilat pasi Arben Imami shiti pronën e repartit ushtarak të artilerisë bregdetare janë lënë këtu në mëshirë të fatit duke i shërbyer tani vetëm historisë dhe jo për t’u vënë në dispozicion të pronës së përbashkët të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Balla.

Top Channel