Kryetari i Bashkise së Përmetit e ka mbyllur derën e Bashkise që ai drejton duke larguar edhe punonjëesit.
Vendimi ekstrem dhe demostrativ eshte bere per shkaqe teresisht financiare.

Nje borxh i madh i Bashkise ndaj Ujesjellesit ka bere qe Bashkia e Përmetit mos kete me para per te paguar punonjesit. Sipas kryebashkiakut borxhi nuk i takon bashkise por pushtetit qendror, sepse periudha kur eshte krijuar ujesjellesi nuk ishte ne administrim te bashkise.

Bllokimi i grantit të këtij tremujori nga Ministria e Financave për të kushtëzuar Bashkinë të paguajë CEZ për borxhet e Ujësjellësit ka bllokuar punën e kësaj bashkie.

Bashkia thekson se bllokimi i këtij granti u ka sjellë vështirësi, pasi aktualisht kjo bashki nuk ka para të paguajë për ushqimin dhe ngrohjen në çerdhe, shkollat mbeten po kështu pa ngrohje, punonjësit e Bashkisë gjithashtu si dhe gjelbërim-pastrimi. Bllokimi eshte bere me nje akt normative te qeverise, akt qe shkaktoi shume debate ne Komisionet Parlamentare nje dite me pare.

Top Channel