Ligj i ri për paraplegjikët

10/10/2012 00:00

Presidenti i Shoqatës së të Verbërve reagon për mospërfshirjen e grupeve
të interesit, në hartimin e projektligjit Integral për Aftësinë e
Kufizuar, pasi sipas Sinan Tafajt, Shoqata është njoftuar vetëm një ditë
më parë, ku i kërkohet të marrin pjesë në konsultime, por pa u
konsultuar me anëtarësinë e tyre.

Sipas Tafajt i parë në vija të përgjithshme, ky projektligj nuk njeh me si pale Shoqatat Kombetare te Personave me Aftesi te Kufizuara, por disa fondacione te ngritura nga njerez, qe nuk kane lidhje me aftesine e kufizuar dhe qe perfitojnë në emër të kësaj shtrese.

“Ka eliminuar konceptin e shoqatave kombëtare, ka vënë në një plan shoqatat e personave me aftësi të kufizuar dhe ka vënë në një plan, u ka dhënë të drejten e përfaqësimit edhe shoqatave apo qëndrave që ofrojnë shërbime, cka do të thotë ka hapur rrugën për të vazhduar procesi i kompanive të biznesit në kurriz të personave me aftësi të kufizuar”, thotë Tafaj.

Sipas Tafajt ne kete projektligj nuk jane percaktuar perfitimet fianciare te kesaj kategorie, por cenohet e ardhmja e te drejtave te fituara deri me tani.

“Nuk përcakton detyrimin se cili do të jete niveli i këtij financimi, por sipas mundësive. Projektligji flet për diskriminim, pra nuk mund të kërkosh përshtatje nëse përbën barrë të tepruar. Pra projektligji është më shumë një përrallë ëndrrash, por në thelb mendojme se nuk ka mekanzimat e garancisë për t’u aplikuar dhe që në vetvete përbën një kërcënim për të drejtat tona në të ardhmen”, u shpreh Tafaj.

Qeveria ka miratuar Konventën e te Drejtave te Personave me Aftesi te Kufizuara dhe pritet te ratifikohet ne Parlament.Por Sinan Tafaj thote se keto konsulta formale te pershpejtuar kane qellim pershpejtimin e miratimit e projektligjit para se te ratifikohet konventa.

Top Channel