PS: Ndal politikës në shkolla

05/10/2012 00:00

Pas më shumë se dy ore diskutimesh, kryesia e Partisë Socialiste bëri
publike një deklaratë përmes të cilës denoncon qëndrimet politike të
Kryeministrit në shkollat publike parauniversitare.

Deklarata e kryesise se socialisteve, nenvizon se kryeministri Berisha po shkel në mënyrën më të papranueshme pikat 4 dhe 8 të nenit 32 të ligjit për arsimin parauniversitar, të miratuar me konsensus jo më larg se maji i këtij viti, sipas të cilave arsimi parauniveritar jo vetëm është i depolitizuar, por ndalohet, në mënyrë kategorike, organizimi në këto institucione i veprimtarive partiake, si ato që po zhvillon Sali Berisha.

“Partia Socialiste e ka denoncuar dhe do të vazhdojë ta denoncojë me forcë këtë shkelje flagrante e këtë abuzim me të drejtat më elementare të fëmijëve” theksohet në deklaratët e kryesisë të PS.

Burime konfidenciale nga mbledhja i thanë Top-Channel se ka shqyrtuar edhe ceshtjet organizative te Partise Socialiste, me qellim fuqizimin e strukturave ne baze ne prag te zgjedhjeve te ardhshme politike. Çeshtjet organizative partiake kane si synim kryesor plotesimin e strukturave lokale ne ato bashki ku ende nuk kane perfunduar zgjedhjet per kryetar partie ne nivel lokal.

Po të njëjtat burime  thane se ne kryesi eshte shqyrtuar edhe thirrja e Asamblese Kombetare javen e ardhshme, ku pritet te qartesohet forma qe do te marre aksioni i ri politik i Partise Socialiste ne nisje te sezonit te ri elektoral.
 
Rama: Qeveria më e korruptuar e shekullit

Kreu PS Edi Rama, nga Forumi i Gruas në Elbasan, i ka kujtuar Kryeministrit Sali Berisha premtimet e vitit 2005 për një qeverisje me duar të pastra, premtim i cili sipas shefit të opozitës shqiptare sot rezulton ndryshe.
 
“Do të doja t’ju ftoja të kujtonit fotografinë e atij që sot është fatkeqësisht Kryeministri i këtij vendi, me flokët e krehura dhe me vështrimin e buzëqeshur dhe me duart e pastra, në vitin 2005 dhe duke patur parasysh, të një burri flokëkrehur dhe që vështron me etjen për pushtetin duke treguar duart e pastra të çdo shqiptari që kalon përpara posterit të vet, shikoni se cfarë ka sot. Premtimi i ‘duarve të pastra’ është kthyer në një realitet duarsh të zhytura në batakun e një korrupsioni që e bën këtë qeveri, Qeverinë më të korruptuar të 100 vjetëve shtet shqiptar”, tha Rama.

Duke folur për sistemin arsimor në vënd Edi Rama e krahasoi atë të ngjashëm me  skemat piramidale të vitit 1997.

“Ky është një sistem i cili ka nën themelin e vet të njëjtin parim që kishte sistemi i Sudes, i Xhaferrit. Nuk ka turp më të madh që e vetmja gjë që Kryeministri I vendit tregon kur flet për arsimin, janë ndërtesa shkollash që janë punë komunale, nuk ndërton Qeveria shkolla, shkollat i ndërtojnë bashkitë dhe komunat dhe nuk janë lekët që nxjerr nga xhepi Kryeministri, janë lekët e buxhetit të shtetit, të cilat iu takojnë komuniteve për ndërtuar shkollat. Qeveria garanton kujdesjen për gjithë mësuesit, cilësinë e mësimdhënies”, u shpreh Rama.

Edi Rama premtoi një qasje tërësisht të re në raport me administrimin e vendit, ku qeverisja socialiste do të angazhohet që në Shqipëri të ketë drejtësi, ekuilibër social dhe gjinor.

 

Top Channel